Site icon Telegrafi

Real Madridi befasohet në shtëpi, mposhtet nga Shakhtari

Real Madridi është mposhtur nga Shakhtar Donetsk me rezultat 2-3  në ndeshjen e parë të grupeve në edicionin 2020/21 në Ligën e Kampionëve.

Mbretërit janë befasuar në shtëpi në ndeshjen e Grupit B të zhvilluar në stadiumin Alfredo di Stefano.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë dhe dominim nga mysafirët, të cilët arritën të shënojnë edhe tri gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 29-të me anë të Tete, ndërsa katër minuta më vonë ishte Raphael Varanë që shënoi autogol për 0-2.

Në minutën e 42-të, mysafirët gjeten edhe një gol me anë të Manor Solomon duke shkuar në pushim me epërsi të lartë 0-3.

Në pjesën e dytë, ekipi i Zinedine Zidane arriti të kthehet në lojë duke shënuar dy gola të shpejtë, por nuk rezultuan të mjaftueshëm.

Goli i parë i Mbretërve erdhi në minutën e 54-të dhe ishte Luka Modric që shënoi një supergol për 1-3, ndërsa Vinicius Junior (59’) shënoi për 2-3 vetëm 15 sekonda pas inkuadrimit në lojë.

Deri në fund të ndeshjes Reali provoi edhe disa herë për të gjetur golin e barazimit dhe këtë e gjeti në minutat shtesë me anë të Federico Valverde.

Megjithatë,  ky gol u anulua nga VAR-i si pozitë jashtë loje dhe ndeshja u mbyll me rezultat 2-3.

Në ndeshjen e radhës, Reali udhëton te Borussia Monchengladbachu, ndërsa Shakhtari e pret në shtëpi Interin. /Telegrafi/

https://twitter.com/D9INE_PLATINUM/status/1318986548981817344

 

 

 

 

Exit mobile version