Telegrafi

Real Madridi barazon, Ronaldo shënon nga pika e bardhë (Video)

Real Madridi ka shënuar pothuajse në finish të pjesës së parë ndaj Tottenhamit për ta barazuar rezultatin në 1-1.

Toni Kross mori një top në zonë , por u pengua nga Sergie Aurier.

Gjyqtari tregoi në pikën e bardhë.

Ronaldo mori përsipër ta gjuajë penalltinë dhe shënoi për ta barazuar rezultatin.

Goli i parë u shënua nga Varene në portën e tij.

Ndeshje shumë e fortë mes të dy skuadrave më të forta të këtij grupi. /Telegrafi/