Telegrafi

Real Madridi arrin në Napoli, tifozët napolitan e presin CR7 me picë (Foto)

Real Madridi do të zhvillojë nesër(martë) ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve ndaj Napolit.

Skuadra e madhe spanjolle ka udhëtuar sot drejt qytetin italian, ku edhe ka mbërritur si është më së miri.

Ardhja e tyre është folur se do të pritet keq nga tifozët e Napolit, të cilët njihen për temperamentin agresiv të tyre.

Lexo po ashtu “Vetëm Ronaldo nuk ka nevojë të vrapojë te Reali”

Megjithatë, ashtu edhe nuk ka ndodhur pasi futbollistët e ‘Mbretërve’ kanë hasur në një pritje të nxehtë në Itali, sidomos ylli i tyre, Cristiano Ronaldo, transmeton Telegrafi.

Sulmuesi portugez do të jetë në qendër të vëmendjes për këtë ndeshjes, e ashtu ishte edhe fokusi i tifozëve një ditë para ndeshjes, të cilët i kishin përgatitur një befasi të këndshme.

Picameni i moshuar italian teksa mban në duar picën e dedikuar për Ronaldon

 

Ronaldo është pritur me pica nga një picamen italian, i cili kishte vendosur të bëj një picë në emër të CR7, ku përbërja e saj duket të jetë vetëm djathë dhe perime.

Megjithatë, prezenca e Ronaldos në ndeshjen e nesërme është ende në pikëpyetje pasi portugezi po vuan nga një dëmtim, i cili e la jashtë fushës për ndeshjen e fundjavës në La Liga të fituar ndaj Eibarit. /Telegrafi/

Picë e thjesht, por duket shumë e shijshme!