Real Madrid ka rënë dakord për një rekord marrëveshje me firmën e njohur të veshmbathjeve Adidas, me një vlerë prej 1,1 miliard eurosh.
Marrëveshja mes klubit mbretëror dhe Adadisit është raportuar nga gazeta e madhe spanjolle Marca, e cila e sheh si punë të kryer.
Kjo marrëveshje do të shohë Los Blancos të fitojë një minimum prej 110 milionë eurosh në sezonin gjatë 10 viteve të ardhshme.
Por, kjo shifër mund të rritet deri në 150 milionë euro nëse fitohen trofe në këto sezone sa është marrëveshja valide.
Në rast zyrtarizimi, kjo marrëveshje do të ishte më shumë se dyfishi i marrëveshjes aktuale të sponsorizimit të Realit prej 52 milionë eurosh në sezon me prodhuesin gjerman.
Sipas Marca kjo marrëveshje prej 110 milionë eurosh është sa shuma totale e parave të grumbulluara nga 21 ekipet e basketbollit të NBA-së në Shtetet e Bashkuara.
Me këtë marrëveshje, Reali është bërë klubi që përfiton më së shumti nga një kompani prodhuesish veshmbathjesh.
Manchester United ishte klubi më i madh përpara kësaj marrëveshjeje me 85 milionë euro në vit, ndërsa Barcelona thuhet se fiton 83 milionë euro në sezon nga firma Nike. /Telegrafi/