Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Mallorcas me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në La Liga.
Ekipi i Zinedine Zidane ka vazhduar serinë e fitoreve dhe pas triumfit ndaj Mallorcas ka rikthyer përsëri pozitën e parë në tabelë.
Golat në këtë fitore të Mbretëve u shënuan nga Vinicius Junior (19’) dhe Sergio Ramos (56’).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte sulmuesi anësor brazilian, Vinicus Jr, i cili u vlerësua me notë 8.3.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mbrojtësin mysafirë, Antonio Raillo që u notua me 5.9.
Real Madrid:
Mallorca:
/Telegrafi/