Site icon Telegrafi

Real Madrid TV fajëson gjyqtarin për barazimin ndaj Mallorcas, ‘gjen’ shtatë gabime

Real Madridi e ka nisur keq sezonin e ri, duke u kënaqur me vetëm një pikë ndaj Mallorcas në ndeshjen e xhiros së parë në La Liga. Megjithatë, televizioni zyrtar i Los Blancos tashmë ka gjetur fajtorin e këtij rezultati.

Që nga sezoni i kaluar, Real Madrid TV ka shqyrtuar çdo gabim të bërë nga gjyqtarët në ndeshjet e tyre.

Në ndeshjen ndaj Mallorcas, ky TV ka ‘gjetur’ shtatë gabime të Cesar Soto Grado.

 

1.Faull i Samuel Costës ndaj Vinicius Jr

Në minutën e 5-të të lojës, kundërshtari ka shkelur në mënyrë të vrazhdë rregullat, duke e goditur Vinin në këmbë.

“Aksioni meritonte një karton të verdhë, por Cesar Soto Grado nuk dha as një fishkëllimë”, ishte komenti i Real Madrid TV.

2.Nuk jepet penallti

Një minutë më vonë, Maffeo kapi dhe shtyu Kylian Mbappe në zonën e rreptësisë.

Lojtari e rrëzon qartazi sulmuesin, duke e kapur për krahun, por Soto Grado, si në aksionin e mëparshëm, nuk sheh as faull dhe as penallti.

3.Vinicus i thotë gjyqtarit të flasë me kapitenin

Soto Grado e qortoi brazilianin kur ai kërkoi mbështetjen e tifozëve të Real Madridit pas një loje të ashpër kundër tij.

“Ai [Vinicius] i thotë atij [Soto Grado] se duhet të flasë me Carvajal, i cili është kapiteni i Real Madridit, por gjyqtari vazhdon të qortojë brazilianin”.

4.Lojë e ashpër kundër Vinicius

Maffeo dhe Asano shtyjnë sulmuesin anësorin ndërsa tentonin të merrnin topin në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë.

“Maffeo godet Vinicius në kyç pa asnjë qëllim për të shkuar pas topit. Një veprim i rrezikshëm që mund të dënohej me karton të kuq. Megjithatë, Soto Grado tregoi vetëm një të verdhë”.

5.Militao faullohet në zonë

Real Madrid pati një shans të madh për të shënuar në minutën e 70-të.

Një lojtar kundërshtar kapi nga fanella Eder Militaon dhe e pengoi të shënonte.

6.Lojë e ashpër ndaj Valverdes

Tetë minuta më vonë Cesar Soto Grado nuk e pa as këtë faull ndaj mesfushorit. Lojtari i Mallorcas doli me një ndërhyrje të vonuar dhe përfundoi duke goditur uruguaianin.

Është një karton i verdhë, por ai nuk e cilësoi as faull.

7.Një tjetër thirrje penallti

Në kohën shtesë, topi godet dorën e Maffeos nga krosimi i Rodrygos. Krahu është i shtrirë dhe zë vend. Por as Soto Grado dhe as Iglesias Villanueva nuk japin penallti.

“Pavarësisht 11 faulleve të kryera, Mallorca e përfundoi ndeshjen me vetëm një karton të verdhë, megjithëse kishte arsye të mjaftueshme për të treguar disa kartonë të tjerë. Në fakt, i vetmi i verdhë duhet të ishte një i kuq”, përfundoi Real Madrid TV. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version