Telegrafi

Real Madrid do të ishte jashtë Ligës së Kampionëve nëse sezoni do të fillonte pas kthimit të Zidanes

Zinedine Zidane është kthyer në krye të Real Madridit qe 49 ditë, ku ka zhvilluar me Los Blancos tetë ndeshje në La Liga.

Francezi u kthye për ta ndërtuar skuadrën që do të luajë në vitin e ardhshëm, pasi që këtë sezon nuk ka çfarë të shpëtohet më.

Shumë nga lojtarët kanë dështuar të përgjigjen dhe gjërat në përgjithësi nuk janë përmirësuar.

Zhgënjimi i lojtarëve të Realit (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Mënyra më e mirë për të nxjerrë në pah janë rezultatet e tij nëse e organizon një ‘mini ligë’ prej se ai është kthyer në Real Madrid.

Pas tetë ndeshjeve në La Liga, Madridi do të gjendej në pozitën e pestë dhe, për rrjedhojë, jashtë Ligës së Kampionëve.

Ata kanë fituar vetëm gjysmën e ndeshjeve (të gjitha në shtëpi), ndërsa jashtë ata nuk kanë fituar (dy humbje dhe dy barazime).

Në total ata kanë grumbulluar 14 pikë. /Telegrafi/