Telegrafi

Real Madrid – Sevilla, formacionet zyrtare të derbit të javës në La Liga

Real Madridi dhe Sevilla kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në kampionatin spanjoll.

Mbretërit janë nikoqir të Sevillas në ndeshjen derbi të javës së 15-të në kampionatin spanjoll, La Liga.

Djelmoshat e Zinedine Zidanes po përjetojnë një sezon me shumë luhatje dhe pas barazimit në javën e fundit duan t’i kthehen fitoreve në ndeshje ndaj Sevillas.

Në anën tjetër, Sevilla vjen nga tri fitore radhazi në kampionat dhe duan ta shfrytëzojnë këtë për tu kthyer nga Santiago Bernabeu me një rezultat pozitiv.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, me Zidanen që ishte i detyruar për të futur lojtarë të rinj në mbrojtje shkaku i mungesave.

Real Madrid: Navas; Achraf, Vallejo, Nacho, Marcelo; Kroos, Modric, Vazquez, Asensio; Ronaldo, Benzema. 

Sevilla:

/Telegrafi/