Telegrafi

Real Madrid rrezikon t’i humb katër tituj të ligës, ia merr Federata e Spanjës

Federata spanjolle e Futbollit po mendon t’ia marrë katër tituj të ligës Real Madridit.

Real Madrid rrezikon t’i humb katër tituj të kampionatit spanjoll, La Liga, që i ka fituar nga kampionatet e kaluara.

Lexo po ashtu Isco dhe klauzola anti-Barça

Këtë njoftim e jep gazeta e njohur spanjolle ‘Mundo Deportivo’, e cila tregon edhe arsyen e vërtetë të kësaj, transmeton Telegrafi.

Sipas “Mundo Deportivo”, Realit priten t’i merren nga Federata spanjolle e Futbollit katër tituj të Ligës, tituj këta që vijnë nga vitet e para të të luajturit apo më saktë në vitet 1900-1909.

Arsyeja e marrjes së këtyre katër titujve është e lidhur ngushtë me kriteret e garave, pasi sipas gazetës spanjolle, kriteret ishin ndryshe nga tani.

Lexo po ashtu UEFA sezonin e kaluar kishte parashikuar se Reali do e fitojë LK-në, por tashmë vjen me parashikimin për sezonin 2016/17

Nëse kjo ndodh atëherë Real Madridi do t’i kishte 28 tituj të La Ligas dhe jo 32 sa i ka aktualisht.

Ndërsa, pas tyre renditen rivalët e përbetuar, Barcelona, të cilët janë bërë kampion të Spanjës në 24 raste. /Telegrafi/