Real Madridit ka përmbysur gjithçka ndaj PSG-së duke e kthyer rezultatin në 3-1.
Ndeshja e parë ishte fituar nga PSG me rezultat 1-0.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e mysafirëve, ku Kylian Mbappe shënoi për 1-0.
Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për PSG-në që rrezikonte më shumë.
Por Real Madridi arriti të barazojë rezultatin në minutën e 61-të, ku një gabim i Gio Donnarummas bëri që Karim Benzema të përfitojë për të shënuar për 1-1.
Në minutën e 76-të, Karim Benzema arriti të shënojë sërish pas një pasimi të bukur të Luka Modric për 2-1.
Hat-trick do Benzema!!! 🤍 pic.twitter.com/oZ0L6iMVUA
— GoncaloDias17 (@goncalo_diass17) March 9, 2022
Pa kaluar mirë tre minuta, në minutën e 78-të, Benzema përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e parisienëve për të shënuar për 3-1.
Hat-trick do Benzema!!! 🤍 pic.twitter.com/oZ0L6iMVUA
— GoncaloDias17 (@goncalo_diass17) March 9, 2022
Tani mbretërit janë në epërsi prej 3-2 dhe nësë e ruajnë këtë rezultat do të kalojnë tutje. /Telegrafi/