Real Madridi i Carlo Ancelottit duket se ka dy fytyra – një me Karim Benzeman në fushë dhe një me Karim Benzeman që mungon – dhe dallimi është i madh në këta dy skenarë.
Ancelotti luajti kundër Athletic Bilbaos pa prezencën e Benzemas dhe skuadrës i mungonte qartë diçka.
Ishte si t’ia heqim zemrën trupi, pa të cilën jeta nuk është e mundur.
Pa Benzeman, lëvizjet sulmuese mungojnë, por edhe golat, pasi askush nga lojtarët e tjerë nuk mund ta mbajë topin dhe ta dërgojë ekipin përpara.
Kur Casemiro, Toni Kroos ose Luka Modric arrinin të kapërcenin presionin e bërë mbi ta nga klubi bask dhe e gjetën veten të lirë iu desh ta mbanin topin vetë, pasi nuk kishin opsione pasimi në sulm.
Copa del Rey nuk ishte prioritet i madh i Los Merengues këtë sezon, por humbja solli në dritë alarmin e kuq që vjen nëse ata duhet të luajnë ndaj Paris Saint-Germain pa Benzeman.
Gareth Bale, Isco, Eden Hazard dhe Jovic duhet të fillojnë të tregojnë vlerë, edhe nëse dy emrat e parë në atë listë e dinë se po largohen nga klubi. /Telegrafi/