Real Madrid ka luajtur baras me rezultat 1-1 ndaj Real Betisit në kuadër të javës së 16-të në elitën e futbollit spanjoll.
Pjesa e parë u karakterizua me dominim të topit nga ana e Real Madridit, por rastët më të mira për shënim i takuan vendasve.
Madrilenët kaluan në avantazh në minutën e 17-të, por goli i Brahim Diaz u anulua për pozitë jashtë loje.
Betis pati mundësinë e artë për të kaluar në avantazh në minutën e 31-të, por goditjen e Ayoze Perez e ndali me shumë mund Andriy Lunin.
Pa gola përfundoi pjesa e parë e këtij ballafaqimi.
45' ⏱⚽️ ¡Final de la primera parte! ⏸
💚🤍 #RealBetisRealMadrid 0-0 ⚪⚪#DíaDeBetis pic.twitter.com/g3RNnhqyOq
— Real Betis Balompié 🌴💚 (@RealBetis) December 9, 2023
Real Madridi shënoi për 1-0 në mintuën e 53-të përmes Jude Bellingham i cili shfrytëzoi për mrekulli asistimin maestral të Brahim Diaz.
Vendasit barazuan në mintuën e 67-të me anë të Aitor Ruibal i cili me një goditje të jashtëzakonshme nga jashtë zonës, shënoi për të barazuar shifrat në 1-1.
Betis shpërdoroi një mundësi të artë shënimi në minutën e 90-të, kur goditjen me kokë të Iscos e ndali shtylla.
Pas këtij barazimi Real Madrid vazhdon në pozitën e parë me 39 pikë, një më shumë se Girona që ka 38 sosh dhe nesër do të luajë ndaj Barcelonës./Telegrafi/