Telegrafi

Real Madrid nikoqir i Huescas, formacionet zyrtare

Real Madrid është nikoqir i Huescas në kuadër të xhiros së tetë në La Liga.

Kampioni në fuqi i Spanjës vije në këtë takim shumë i motivuar pas fitores në El Clasico një javë më parë.

Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane synon që të vazhdojë me fitore për të dalë në krye të kampionatit.

Në anën tjetër Huesca ende nuk ka marrë fitore këtë edicion pasi ka pesë barazime e dy humbje dhe synon që të shkaktojë befasi në Madrid.

Formacionet zyrtare:

Real Madrid: Courtois, Militao, Ramos, Lucas, Marcelo, Modric, Casemiro, Valverde, Asensio, Benzema, Hazard.

Huesca: Andreas, Maffeo, Pulido, Siovas, Luisinho, Garcia, Mosquera, Nwakali, Gomez, Mir, Ontiveros. /Telegrafi/