Sot është hedhur shorti i Ligës së Kampionëve ku përballë Real Madridit do të jetë Napoli.
Këto skuadra janë takuar edhe një herë në sezonin 1987/88.
Por e veçanta e kësaj ndeshje ishte se ajo u luajt me dyer të mbyllura.
Ndeshja që u mbyll 3-1 e që luajti Diego Maradona për Napolin, tifozët nuk patën mundësi ta shikonin.
Pas 29 vitesh kjo ndeshje do të zhvillohet pëtsëri me Napolin që vjen shumë i fortë me Maurizio Sarrin.
Pa Gonzalo Higuainin që shkoi te Juventus, por me Arkadiusz Milik që pritet të kthehet nga lëndimi. Me lojtarë si Dries Mertens e Marek Hamsik, e në krahë Jose Callejonin, ‘mbretërit’ nuk e kanë Mardonan, por e kanë një skuadër të fortë. /Telegrafi/