Sezoni i Real Madrid po vazhdon të shkojë siç është më së miri, jo vetëm duke i kënaqur tifozët e tyre, por duke i mbushur edhe llogaritë e klubit.
Los Blancos kanë kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve – një arritje që shumë kush nuk e kishte parashikuar pas fillimit të tyre të dobët të këtij edicioni – ku tani potencialisht mund të ftojnë deri në 100 milionë euro të ardhura nga kjo garë.
Fazat e grupeve u ka dhanë atyre 56.2 milionë euro dhe mbretërit do të marrin edhe 40 milionë euro nga të drejtat televizive TV dhe rrugët e tjera të marketingut.
Real Madrid gjithashtu do të fitojë më shumë nga të qenit skuadra e fundit spanjolle e mbetur në garë, por shifra e saktë nuk do të dihet derisa fituesi të dihet.
Kjo shumë është e mirëseardhur kur dihet që arkat e klubit nuk e kanë fuqinë që e kishin më parë, kjo edhe për mungesën e tifozëve.
Tani kundështar i radhës është Chelsea dhe nëse skuadra e Zinedine Zidane kalon në finale, ata do të fitojnë edhe 15 milionë euro, ndërsa nëse e fitojnë edhe 19 milionë euro tjera.
👔 Zidane 🤝 #UCL semi-finals:
2016 ✅
2017 ✅
2018 ✅
2021 ✅#HalaMadrid pic.twitter.com/fahiDNUe60— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) April 15, 2021
Në vitin 2019, Barcelona – mori një rekord fitimesh në Spanjë edhe pse doli nga gara në gjysmëfinale, por e mbylli garën me 117 milionë euro përfitime.
Fituesit e edicionit 2020 – Bayern Munchen – ka marr 83 milionë euro vitin e kaluar, një shifër e zvogëluar për shkak të ndeshjeve më pak të luajtura si rezultat i pandemisë COVID-19. /Telegrafi/