Telegrafi

Real Madrid – Levante, formacionet zyrtare

Real Madridi në krizë të rezultateve do të kërkojë që të rikthehet te fitorja ndaj Levantes së papërshtatshme.

Në Bernabeu është Real Madridi që pret skuadrën e Levantes me synimin e vetëm, kthimin në fitore pas tri ndeshjeve pa triumf në La Liga, e katër ndeshjeve pa fitore në të gjitha garat.

Los Blancos po ashtu ka katër ndeshje që nuk kanë shënuar gol dhe do të kërkojnë të ndërprejnë këtë ecuri të keqe ndaj Levantes që është në moment të përkryer.

Skuadra e Levantes vjen nga dy fitore dhe do të mundohet që rezultatet e mira t’i bart në Bernabeu për një befasi të madhe.

Te Reali është kthyer në stërvitje Gareth Bale dhe pritet të performojë në këtë takim, kurse mungesa e vetme është Dani Carvajal.

Formacioni i Real Madridit: Courtois, Odriozola, Ramos, Varane, Marcelo, Modric, Casemiro, Isco, Lucas V, Asensio, Mariano.

Formacioni i Levantes: Oier, Almada, Postigo, Rober, Jason, Bardhi, Rochina, Campana, Tono, Morales, Boateng. /Telegrafi/