Telegrafi

Real Madrid kërkon Sami Khedira

AS raporton se përfaqësues të klubit spanjoll gjatë kësaj jave janë takuar me përfaqësuesin e Khedira, Jörg Neubauer.

Trajneri i Realit, Jose Mourinho, e sheh mesfushorin gjerman si një opsion të shkëlqyeshëm për mesfushën e tij. Reali dëshiron të ofrojë 10 milionë euro për gjermanin, i cili ka edhe më pak se një vit të mbetur nga kontrata e tij me Stuttgartin. /Telegrafi/