Telegrafi

Real Madrid ka frikë nga një shpërthim i COVID-19 në Valdebebas

Më shumë masa kundër COVID-19 janë duke u marrë në qendrën stervitore të Real Madridit, Valdebebas, pas rezultateve pozitive të Marcelo dhe Luka Modric që u njoftuan të mërkurën dhe ato të basketbollistit Thomas Heurtel dhe trajnerit Pablo Laso të hënën. Klubi i kryeqytetit ka frikë se mund të ketë më shumë raste në ndërtesë, ndaj po tregohen tepër të kujdesshëm.

Real Madridi ka ri-zbatuar disa nga protokollet e coronavirusit që ishin në fuqi në fillimin e pandemisë.

Los Blancos kanë qenë të kujdesshëm gjatë gjithë kohës dhe i kanë mbajtur të kufizuar kontaktet e lojtarëve me palët e jashtme, për shembull duke mbajtur konferenca virtuale për shtyp kur klubet e tjera i kthenin gazetarët në dhomën e shtypit.

Por, tani masat në kompleksin janë duke u marrë një nivel dhe çdo lojtar ka pasur një test të ri PCR për të bërë të sigurt që askush tjetër nuk ndjek Marcelon dhe Modric në listën e rezultateve pozitive të COVID-19.

Rezultatet e tyre do të bëhen të ditura këtë të enjte dhe nuk përjashtohen të tjera pozitive.

Klubi mbretëror është i përgatitur për të gjitha skenarët e mundshëm. /Telegrafi/