Real Madrid mund të marrë frymë lirshëm pasi që sipas raportit mjekësor të publikuar nga klubi të mërkurën, Eden Hazard ka pësuar vetëm një mavijosje të jashtme në këmbën e djathtë.
Ai sipas mjekëve do të mungojë rreth 10 ditë, por do të jetë gati për El Clasico.
Kjo do të thotë se Hazard do të humbasë dy ndeshjet e radhës në kampionatin spanjoll kundër Alavés dhe Espanyol, dhe ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve me Club Brugge.
Ai do të jetë i gatshëm për ndeshjet kundër Valencias (15 dhjetor) dhe Barcelonës (18 dhjetor) .
Belgu e la fushën e lojës në minutën e 68-të kundër PSG-së pasi pësoi një goditje të fortë nga Thomas Meunier. /Telegrafi/