Telegrafi

Real Madrid interesohet për Carvalhon

Reali i Madridit është në kërkim të një mbrojtësi të qendrës, pasi Pepe u lëndua seriozisht për të cilën arsye do të qëndrojë jashtë fushe deri në fund të sezonit.

Mediat spanjolle menjëherë kanë dalë me ‘propozime’ se kush mund të jetë zëvendësues i mbrojtësit portugez, dhe kanë përmendur një lojtar tjetër të këtij vendi, pikërisht mbrojtësin e Chelseat, Ricardo Carvalho.

31-vjeçari tashmë një kohë të gjatë është në listën e dëshirave të Real Madridit, të cilët ishin të interesuar për të që në kohën kur ai ishte lojtar i Portos.

Mbetet të shihet nëse Reali vërtet ka interesim për portugezin dhe nëse Chelsea do të heqë dorë nëse pranon një ofertë nga klubi spanjoll./Telegrafi/