Real Madridi dhe Granada i kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen në kuadër të javës së tetë në La Liga.
Ndeshja që fillon në ora 16:00 do të zhvillohet në stadiumin ‘Santiago Bernabeu’, derisa mysafirët do të kërkojnë fitore për ta mbajtur ecurinë e mirë në këtë fillim sezon.
Los Blancos janë lider të ligës spanjolle me 15 pikë, të ndjekur nga pas prej Granadës me 14-të e që do të jetë një takim i vështirë.
👋💪 ¡Hola Bernabéu!#RMLiga | #HalaMadrid https://t.co/T9owyh3dqR
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) October 5, 2019
Madilenët në këtë takim do të jenë pa lojtarët si, Marco Asensio, Thibaut Courtois (i sëmurë), Brahim Diaz, Marcelo, Ferland Mendy dhe Nacho, që janë të lënduar.
Formacioni startues i Real Madridit: Areola, Carvajal, Ramos, Varane, Hazard, Kroos, Benzema, Bale, Casemiro, Valverde, Odriozola.
📋✅ ¡Este es nuestro XI inicial frente al @GranadaCdeF! #RMLiga | #HalaMadrid pic.twitter.com/gCKLHe4E0P
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) October 5, 2019
Formacioni startues i Granadas: Rui Silva, Victor Diaz, Domingos, German, Neva, Herrera, Azeez, Montro, Puertas, Machis, Soldado. /Telegrafi/
🔴⚪️ Once del #Granada vs @realmadrid #RealMadridGranada #LaLigaSantander pic.twitter.com/9ykgTqtVv5
— Granada CF ❤️⚪️ (@GranadaCF) October 5, 2019