Real Madridi dhe Getafe kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.
Mbretërit janë nikoqir të rivalit të tyre lokal, Getafes, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të kampionatit spanjolle, e cila fillon nga ora 20:45.
Skuadra e Zinedine Zidanes ka humbur në ndeshjen e fundit në kampionat nga Espanyoli dhe dëshiron sa më shpejt t’i kthehet fitoreve.
🚌 🏟 ¡Camino al Bernabéu!
💪 #HalaMadrid pic.twitter.com/bppfq3qCwS— Real Madrid C.F. (@realmadrid) March 3, 2018
Në anën tjetër, mysafirët e Getafes janë në mesin e tabelës dhe me një formë të mirë, kështu që do të tentojnë të befasojnë Realit duke ia rrëmbyer një pikë.
¡Buenos días azulones, hoy tenemos partidazo en el Santiago Bernabéu! ⚽️
Desde las 20:45h nos enfrentamos al @realmadrid.#VamosGeta #RealMadridGetafe pic.twitter.com/jdfq4MHsaI
— Getafe C.F. (@GetafeCF) March 3, 2018
Zidane ka vendosur të pushojë disa lojtarë, ndërsa trajneri i mysafirëve ka vendosur të startojë me formacionin më të mirë të mundshëm.
Real Madrid: Navas; Carvajal, Ramos, Nacho, Theo; Llorente, Casemiro, Isco; Bale, Ronaldo, Benzema.
Getafe:
/Telegrafi/