Site icon Telegrafi

Real Madrid fiton nën regjinë e Karim Benzemas dhe shpallet kampion i Spanjës

Real Madrid (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Real Madridi ka arritur të shënojë fitore të madhe ndaj Villarrealit me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 37-të të La Ligas, fitore që zyrtarisht i shpall kampion të Spanjës.

Fillimi i ndeshjes ishte i qetë me skuadrat që analizonin lëvizjet e kundërshtarëve në fushë.

Në çerekun e parë të lojës kishte vetëm gjysmë raste, por pa arritur asnjëra që ta rrezikojë më seriozisht portë.

Karim Benzema dhe Moi Gómez (Foto: Denis Doyle/Getty Images)

Real Madridi në rastin e parë të mirë arriti të shënojë.

Zhvillohej minuta e 29-të e takimit, kur Karim Benzema mori një pasim të bukur nga Luka Modric dhe shënoi me një goditje nga brenda zonës (1-0).

Deri në fund të pjesë së parë nuk kishte më gola edhe pse rastet nuk munguan.

Festa e Karim Benzemas me shokë (Foto: Denis Doyle/Getty Images)

Edhe në pjesë e dytë Real Madridi menaxhonte lojën, duke treguar pjekuri në ndërtimin e  lojës  dhe priste gabimet e kundërsharëve.

Një gabim i tillë ndodhi në minutën e 74-të, kur Sergio Ramos që doli në kundërsulm, fitoi penallti, pas një ndërhyrje të Sofian Chakla.

Fillimisht penallti u gjuajt nga Ramos që tentoi të pasojë te Benzema, i cili shënoi, por goli u anulua pasi francezi ishte futur në zonë para goditjes së topit.

 

Penalltia u përsërit, me Benzeman që gjuajti kësaj radhe dhe shënoi vetë për 2-0.

Festa e lojtarëve të Real Madridit (Foto: Denis Doyle/Getty Images)

Kur u mendua që Real Madridi e ka fituar ndeshjen në skenë doli Mario Gaspar që asistoi te Iborra, i cili me një goditje të bukur me kokë shënoi për 2-1.

 

Në kohën shtesë Villarreal kishte një rast shumë të mirë që të barazojë rezultatin, por Thibaut Courtois me dy pritje të jashtëzakonshme shpëtoi portën.

 

Fikshëllima e fundit e gjyqtarit qoi në festë lojtarët e Real Madridit që tahsmë janë zyrtarisht kampion të Spanjës. /Telegrafi/

Exit mobile version