Telegrafi

Real Madrid fiton lehtësisht dhe bëhet lider në La Liga

Real Madridi ka vazhduar me fitore në La Liga, teksa ka mposhtur Huescan 4-1.

Los Blancos dominuan në fushë që nga fillimi i ndeshjes, por vetëm në pesë minutat e fundit të pjesës së parë gjetën golat.

Eden Hazard fillimisht realizoi një gol jashtëzakonisht të bukur për 1-0 nga distanca.

Për belgun ky ishte goli i parë këtë edicion derisa i pari pas 392 ditëve me fanellën e Realit, ku së fundmi kishte shënuar ndaj Granadas.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, Real Madridi shënoi edhe golin e dytë në ndeshje, ku kësaj radhe realizoi Karim Benzema me një gjuajtje të fortë brenda zonës.

Me epërsinë prej dy golave të vendasve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Los Blancos shkëlqyen edhe në pjesën e dytë, ku Fede Valverde realizoi një gol të bukur pas asistimit nga Benzema për 3-0.

David Ferreiro i mysafirëve shënoi në minutën e 75-të për ta ngushtuar epërsinë e madrilenëve në 3-1.

Por krejt në fundin e ndeshjes, Karim Benzema shënoi edhe një gol për rezultatin përfundimtar 4-1.

Me këtë fitore, Real Madrid ngritët në krye të La Ligas me 16 pikë të tubuara, ndërsa Huesca është 18-ta në tabelë me vetëm pesë pikë. /Telegrafi/

https://twitter.com/Nino12x/status/1322534682089717760

https://twitter.com/negropalenciaa/status/1322537145115070471

 

https://twitter.com/19oo97/status/1322543381550170112

 

https://twitter.com/negropalenciaa/status/1322552143719616518