Telegrafi

Real Madrid e mbyll me humbje sezonin në La Liga

Real Madridi e ka mbyllur me humbje stinorin në La Liga, pasi ka pësyar para adhuruesve të vet nga Real Betis 0-2.

Los Blancos e nisën më mirë takimin dhe patërn rastin e parë të mirë në minutën e 26-të.

Ishte mbrojtësi i majtë brqzilian, Marcelo që goditi fuqishëm, por që gjuajtja e tij nuk përfundoi brenda golit.

Firpo Junior e Marc Bartra patën raste të mita për Betisin, por pa sukses.

Madrilenët tentuan të shënonin edhe me francezin Benzema,por që nuk ia dolën.

Me rezultatin e barabartë 0-0 përfunduan 45 minutat e para të ndeshjes.

Vinicius Junior pati rast të mirë me të filluar pjesa e dytë, por që nui arriti të realizonte.

Betis arriti të shënoj golin e epërsisë në minutën e 61-të me anë të sulmuesit Loren.

Mysafirët nuk ndalën dhe shënuan edhe golin e dytë, ky realizoi ish sulmuesi i Realit Jese Rodriguez në minutën e 75-të.

Kësisoj Reali e mbyll sezonin në pozitën e tretë në tabelë me 68 pikë pas 38 ndeshjeve dhe pa asnjë trofe të fituar.

Në anën tjetër Betis e mbyll kampionatin në pozitën e 10-të me 50 pikë. /Telegrafi/