Telegrafi

Real Madrid dhe Zidane vendosin rekord të ri të klubit për ndeshje pa humbje (Foto)

Real Madrid me trajner Zinedine Zidane nuk dinë për humbje që plot 35 ndeshje.

Fitorja me plot vuajtje ndaj Deportivo La Corunas nuk ishte vetëm një fitore e thjeshtë për ‘Mbretërit’, pasi kanë arritur të thyejnë rekordin e klubit me më shumë ndeshje pa humbje.

Lexo po ashtu Hajdutët i thyejnë shtëpinë yllit të Realit, i vjedhin 70 mijë euro (Foto)

Pas kësaj fitore, Real Madrid me në krye trajnerin francez, Zinedine Zidane, janë të pamposhtur që plot 35 ndeshje në të gjitha garat, shkruan Telegrafi.

Real Madrid nuk kanë humbur që nga muaji prill dhe që nga ajo kohë kanë shënuar 98 gola, me 26 fitore, 9 barazimi dhe dy trofe të fituar. /Telegrafi/