Telegrafi

Real Madrid destinacioni i ardhshëm i Gerrard?

Daily Star thotë se Gerrard është duke menduar të largohet nga Liverpooli gjatë verës për një shumë prej 30 milionë funtesh, me Liverpoolin që është duke dështuar plotësisht këtë sezon, derisa Real Madridit thuhet se mund të jetë destinacioni i ardhshëm i tij.

“Stevie mbush 30 vjet në fund të sezonit dhe e di se e di se koha po kalon për të dhe ai dëshiron të fitojë më shumë trofe. Dhe ai po ashtu ndjen se është mirë të kalojë në Spanjë dhe mundësia për t’u bashkuar me yje në Real e eksiton atë” ka thënë burimi i afërt me lojtarin.

“Shqetësimi i tij është se mund të zgjatë edhe disa vite para se Liverpooli të mund të ndërtojë një ekip të aftë për tituj dhe se mund të mos ketë shumë para në ekip për ta bërë këtë. Ai e dëshiron klubin e tij, por ai është i zhgënjyer me atë se si kanë shkuar gjërat këtë vit”.

“Ai nuk dëshiron të luajë për një ekip tjetër në Ligën Premier. Nëse do të largohet, destinacioni i tij do të ishte jashtë vendit dhe klube si Real ose Milan do të ishin ideale për të”, ka shtuar burimi për Daily Star./Telegrafi/