Gjatë sezoneve të fundit, Toni Kroos, Luka Modric dhe Marco Asensio kanë dominuar mundësitë për të ekzekutuar gjuajtjet e lira.
Megjithatë, pasi Asensio tashmë është larguar dhe dyshja veterane e mesfushës nuk ka garantuar një vend në 11-shen startuese çdo ndeshje të ardhshme, është koha që dikush tjetër të marrë përsipër këtë detyrë.
Sipas një raportimi nga AS, Rodrygo do të jetë lojtari kryesor i Real Madridit për gjuajtjet e lira.
I riu brazilian i ka dëshmuar disa herë aftësitë e tij në këtë pjesë, duke shënuar gola brilant sa herë që i është dhënë mundësia.
Mund ta shikoni edhe golin e shënuar kundër Sevillas në maj, që tregon më së miri se përse Rodrygo do të jetë lojtari kryesor për gjuajtjet e lira.
Rodrygo regjistroi 30 gola në 57 paraqitje për klubin këtë sezon të kaluar. Ai mund t’i bëjë shifrat edhe më të larta tani që ai është përgjegjës për goditjet e lira. /Telegrafi/