Të dy skuadrat kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për këtë ndeshje.
‘Mbretërit’ janë nikoqirë të Alavesit në ndeshjen e vlefshme për javën e 29 të kampionatit spanjoll, La Liga.
Të besuarit e trajnerit Zinedine Zidane dëshirojnë të shfrytëzojnë terrenin vendas dhe të fitojnë tre pikët, në mënyrë që t’i ikin sa më larg Barcelonës.
Ndërsa, mysafirët po përjetojnë një formë të mirë në ndeshjet e fundit dhe duan që së paku të marrin një barazim nga udhëtimi i tyre në Bernabeu. /Telegrafi/
Real Madrid: Casilla; Danilo, Pepe, Varane, Nacho; Kroos, Modric, Isco; Bale, Ronaldo, Benzema.
Alaves: Pacheco, Ely, Laguardia, Feddel, Theo, Manu Garcia, Camarasa, Edgar Mendez, Toquero, Ibai Gomez, Deyverson