Telegrafi

Real Madrid 4-1 Real Sociedad, notat e lojtarëve – Benzema më i dalluari

Real Madridi ka fituar me rikthim dhe me rezultat të thellë 4-1 ndeshjen e tyre në shtëpi ndaj Real Sociedadit në takimin e vlefshëm për javën e 27-të në La Liga.

Ekipi i Carlo Ancelottit ka vazhduar serinë pozitive në kampionat duke marrë edhe fitoren e tretë radhazi dhe duke rritur epërsinë me ndjekësit në tabelë.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Eduardo Camavinga (40’), Luka Modric (43’), Karim Benzema (76’) dhe Marco Asensio (79’) për vendasit, ndërsa Mikel Oyarzabal (10’) për mysafirët.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi francez, Benzema, i cili u vlerësua më notë 8.3.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mbrojtësin mysafir, Andoni Gorosabel që u notua me 5.5.

Notat e lojtarëve

/Telegrafi/