Telegrafi

Real Madrid 4-1 Leganes, notat e lojtarëve

Benzema shënoi dy gola të bukur (Getty Images)

Real Madridi ka fituar me rezultat të thellë 4-1 ndaj Leganes në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të La Ligas.

Mbretërit kanë vazhduar serinë pozitive pasi kanë fituar edhe ndeshjen e tretë nga tri të zhvilluara deri më tani në kampionatin elitar spanjoll.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Gareth Bale (18′), Karim Benzema (50′, 61′) dhe Sergio Ramos (66′) për Realin, ndërsa për Leganes shënoi Guido Carillo (24′).

Lexo po ashtu Mbretërit nuk dinë për humbje në La Liga, fitojnë thellë ndaj Leganes

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte pikërisht sulmuesi francez, Benzema, i cili pas dy golave u notua me 8.9.

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për mesfushorin anësor i Leganes, Nabil El Zhag, që u vlerësua me notë 5.6. /Telegrafi/

Real Madrid:

Leganes: