Real Madridi ka fituar me rezultat të thellë 4-1 ndaj Leganes në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të La Ligas.
Mbretërit kanë vazhduar serinë pozitive pasi kanë fituar edhe ndeshjen e tretë nga tri të zhvilluara deri më tani në kampionatin elitar spanjoll.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Gareth Bale (18′), Karim Benzema (50′, 61′) dhe Sergio Ramos (66′) për Realin, ndërsa për Leganes shënoi Guido Carillo (24′).
Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte pikërisht sulmuesi francez, Benzema, i cili pas dy golave u notua me 8.9.
Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për mesfushorin anësor i Leganes, Nabil El Zhag, që u vlerësua me notë 5.6. /Telegrafi/
Real Madrid:
Leganes: