Telegrafi

Real Madrid 4-1 Huesca, notat e lojtarëve: Benzema tjetër nivel, shkëlqejnë edhe Valverde e Hazard

Real Madrid ka vazhduar me fitore në La Liga, teksa ka triumfuar lehtësisht 4-1 ndaj Huescas.

Los Blancos dominuan nga fillimi deri në fundin e saj, teksa bënë një ndeshje të madhe.

Eden Hazard, Karim Benzema me dy gola dhe Federico Valverde realizuan për vendasit, teksa Ferreiro golin e vetëm për mysafirët.

Pikërisht sulmuesi francez, Karim Benzema pati një paraqitje të jashtëzakonshme me dy gola e një asistim.

Francezi pati notën më të lartë në ndeshje, teksa me lojë të mirë u dalluan edhe Federico Valverde,Eden Hazard, Marcelo e Vasuqez.

Nota më e lartë te mysafirët shkoi për sulmuesin Mir, ndërsa më e ulëta për portierin Fernandez.

Me këtë fitore, Real Madrid ngritët në krye të La Ligas me 16 pikë të tubuara, ndërsa Huesca është 18-ta në tabelë me vetëm pesë pikë. /Telegrafi/