Real Madridi ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në La Liga.
Los Blancos kanë mposhtur para adhuruesve të vet skuadrën e Levenates me rezultat 3-2.
Karim Benzema ka qenë më meritori për këtë fitore të madrilenëve me dy gola të shënuar, ndërsa me një tjetër kontribuoi braziliani Casemiro.
Pikërisht francezi mori notën më të lartë në këtë takim (9.1), ndërsa pas tij me paraqitje të mirë u dallua edhe James Rodriguez e Casemiro.
Nota më e ulët në këtë ndeshje shkoi për mesfushorin mysafir Vukcevic. /Telegrafi/