Real Madridi ka fituar në shtëpi ndaj Getafes me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në La Liga.
Mbretërit i janë kthyer fitoreve në kampionatin spanjoll pas humbjes në ndeshjen e fundit nga Espanyoli.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Gareth Bale (24′) dhe Cristiano Ronaldo (45′, 78′) për Realin, ndërsa për Getafen shënoi Francisco Portillo (65′).
Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte pikërisht ylli portugez, Ronaldo, i cili u vlerësua me notë 8.8.
në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për shkoi për sulmuesin mysafirë, Loic Remy, i cili u notua me 4.8. /Telegrafi/
Real Madrid:
Getafe: