Real Madridi ka arritur një tjetër fitore në La Liga, ku ka mposhtur Valencian me rezultat të pastër 3-0.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat të bardhë 0-0, ndërsa në të dytën shpërthyen madrilenët duke shënuar tre gola.
Karim Benzema me dy gola të shënuar dhe Marco Asensio me një tjetër ishin realizuesit për Realin në këtë takim.
Pikërisht sulmuesi francez është zgjedhur edhe lojtari i ndeshjes, duke marrë një notë fantastike 9,9.
Përpos francezit që realizoi dy gola paraqitje jashtëzakonisht të mirë pati edhe Marco Asensio që përveç golit të shënuar asistoi edhe tek i treti për Benzeman.
Reali me këtë fitore vazhdon të mbetet në pozitën e dytë në tabelë me 62 pikë, dy më pak se lideri Barcelona. /Telegrafi/