Real Madrid ka marr një fitore të vështirë në shtëpi ndaj Real Betisit.
‘Mbretërit’ kanë fituar në fund ndaj Betisit me rezultat 2-1 dhe kanë rikthyer kreun në La Liga, duke dërguar Barcelonën në pozitën e dytë.
Golat në këtë takim u shënuan nga Cristiano Ronaldo (41’) dhe Sergio Ramos (81’) për vendasit, ndërsa Antonio Sanabria (25’) për Betisin.
Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte pikërisht futbollisti që ia fitoi Realit ndeshjen, Ramos, i cili u notua me 8.2, ndërsa nota më e ulët shkoi për Cristiano Piccini, që u notua me 5.3.
Ndërsa, futbollisti me prejardhje shqiptare, por që luan me kombëtaren daneze, Riza Durmishi, ishte ndër më të vlerësuarit te Betisi, duke u notuar me notën 6.9. /Telegrafi/
Real Madrid:
Real Betis: