Real Madridi ka arritur fitore minimale 1-0 në ndeshjen e tyre në shtëpi ndaj Espanyolit, e vlefshme për javën e pestë në La Liga.
Mbretërit kanë vazhduar serinë pozitive duke marrë edhe fitore e katërt nga pesë ndeshje, ku ka edhe një barazim.
Goli i vetëm në këtë fitore të madhe të Los Blancos u shënua në minutën e 41-të nga ylli spanjoll, Marco Asensio.
Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte kapiteni i skuadrës, Sergio Ramos, i cili u notua me 8.0.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për Pablo Piattin e mysafirëve që u notua me 5.8. /Telegrafi/
Real Madrid:
Espanyol: