Real Madridi dhe Real Betisi i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së 12-të në La Liga.
Madrilenët kishin shansin që ta rimarrin kreun e tabelës, mirëpo barazuan pa gola ndaj rivalit në ligën spanjolle.
Los Blancos ishin skuadër më e mirë për një nuancë, derisa morën notën e përgjithshme 6.86, ndërsa Betisi u vlerësua me 6.71.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte portieri i mysafirëve, Joel Robles, që bëri disa pritje fantastike, gjersa mori notën 8.1.
Në anën tjetër, Rodrygo Goes i mbretërve dhe Loren Moron e Sergio Canales të Betisit ishin më të dobëtit në këtë takim, që morën vlerësimin 6.2.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë:
/Telegrafi/