Ndeshja e fundit në Grupin H të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Borussia Dortmundit luhet në Santiago Bernabeu.
Gjermanëve iu duhet një fitore, kjo për mos të rrezikuar kualifikimin në Ligën e Evropës, ndërsa Los Blancos është pajtuar me vendin e dytë.
Por, një gjë është e sigurt, spektakli në këtë takim është i garantuar, kjo pasi në tre vitet e fundit ndeshjet kanë përfunduar me së paku katër gola.
Formacioni i mundshëm i Real Madridit (4-3-3): Navas; Achraf, Varane, Ramos, Marcelo; Modric, Casemiro, Kroos; Isco, Benzema, Ronaldo.
Formacioni i mundshëm i Borussia Dortmundit (3-4-3): Burki; Sokratis, Subotic, Schmelzer; Bartra, Weigl, Sahin, Guerreiro; Yarmolenko, Aubameyang, Pulisic.
Në Grupin H prin Tottenhami (13 pikë), Reali (10), BVB (2) dhe APOEL (2). /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=U-1QeIuItfg