Real Betis nuk ka marrë asnjë ofertë për mbrojtësin e anës së majtë, Riza Durmishi, pavarësisht dyshimeve se dëshiron të largohet nga klubi, sipas raporteve në Spanjë.
Mbrojtësi danez me prejardhje shqiptare ka një klauzolë lirimi prej 20 milionë eurosh teksa skuadra nga Estadio Benito Villamarin që pas transferimit të tij në Los Verdiblancos nga Brondby në vitin 2016.
23-vjeçari ka shënuar një gol – një goditje e lirë në derbin e shkurtit ndaj Sevillas – në 29 paraqitje për Betis, por Liverpool Echo e lidhi atë me një lëvizje në Anfield gjatë muajit janar.
Durmisi ka postuar një mesazh të fshehtë në llogarinë e tij Tëitter pas përfundimit të sezonit të tij.
“Faleminderit për këtë sezon, jam i lumtur që kam luajtur për këtë klub të madh, shpresoj që të ju shoh sezonin e ardhshëm”, ka shkruar mbrojtësi shqiptar.
Gazeta AS raporton se përfaqësuesit e Durimishit u takuan me Betis javën e kaluar dhe drejtori sportiv Miguel Torrecilla është i bindur se klubi është nuk ka marrë ndonjë ofertë. /Telegrafi/