Telegrafi

Real Betis – Barcelona, formacionet zyrtare

Real Betisi dhe Barcelona kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.

Katalunasit janë mysafir të Betisit në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në La Liga, ndeshje e cila zhvillohet në stadiumin Benito Villamarin nga ora 21:00.

Barcelona vjen nga një fitore në ligë dhe eliminim nga kupa dhe synon të marr fitore nga ky udhëtim për të mbetur në hap me rivalët e Real Madridit.

Në anën tjetër, vendasit janë në formë të luhatshme dhe do të ishin të kënaqur edhe me një pikë nga ky takim i vështirë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Real Betis: Robles; Emerson, Mandi, Bartra, Moreno; Carvalho, Guido, Alena; Canales, Borja, Fekir;

Barcelona: Ter Stegen; Semedo, Lenglet, Umtiti, Firpo; De Jong, Busquets, Vidal; Roberto, Messi, Griezmann;

/Telegrafi/