Telegrafi

Real – Atletico, formacionet zyrtare të derbit të javës në La Liga

Real Madridi dhe Atletico Madridi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.

Mbretërit janë nikoqir të Los Cholchoneros në ndeshjen derbi të javës së shtatë në kampionatin spanjoll.

Skuadra e drejtuar nga Julen Lopetegui është mposhtur thellë nga Sevilla në javën e fundit dhe dëshiron sa më shpejt t’i kthehet fitoreve.

Në anën tjetër, Atletico është në formë të mirë me një barazim e dy fitore në tri ndeshjet e fundit dhe synon rezultat pozitiv nga ky derbi.

Sikurse Lopetegui, ashtu edhe Diego Simeone kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

RealCourtois; Carvajal, Ramos, Varane, Nacho; Kroos, Casemiro, Modric; Bale, Benzema, Asensio.

AtleticoOblak; Juanfran, Gimenez, Godin, Filipe Luis; Koke, Rodrigo, Saul, Lemar; Griezmann, Diego Costa.

/Telegrafi/