Site icon Telegrafi

Reaktori bërthamor në Belgjikë ndalet së punuari pas një incidenti

Reaktori bërthamor Tihanxh në Belgjikë ka pushuar së punuari në mënyrë automatike pas një incidenti që ndodhi sot, kanë thënë operatorit e këtij reaktori. Shkaqet e incidentit janë duke u hetuar ende.

Zyrtarë të këtij reaktori kanë thënë se nuk ka pasur rrjedhje të rrezeve radioaktive.

Një mekanizëm sigurie në reaktorin numër 2 është shkyçur në mënyrë automatike, ka thënë zëdhënësja e kompanisë “Electrabel”, Anne-Sophie Huge.

Ajo ka thënë se është e sigurt se problemi ka ndodhur dikund në “pjesën sekondare të reaktorit”, rreth motorit kryesor, por jo në zonën nukleare.

“Incidenti tregon se sistemi i sigurisë funksionin. Zona është tërësisht e sigurt sepse Tihange 2 është ndalur”, ka thënë ajo.

Exit mobile version