Site icon Telegrafi

Reagon Vuçiq pas deklaratës së Haradinajt së në Washington duhet të arrihet marrëveshje për njohje reciproke

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq deklaroi sot se Serbia do të diskutojë për mbrojtjen e Manastirit të Deçanit në Bruksel.

“Ne do të bëjmë çmos, por nëse nuk keni fuqi të vërtetë, është e vështirë”, pohoi presidenti serb.

Ai i tha për TV Pink se Serbia nuk mund të garantojë plotësisht mbrojtjen e kishave serbe në territorin ku nuk ka pasur fuqi praktike për vite me radhë, transmeton Telegrafi.

“Nuk do të jetë e lehtë, por unë besoj se ne do të mund ta zgjidhim atë duke luftuar vazhdimisht dhe vënë në plan të parë si problem para bashkësisë ndërkombëtare”, tha ai.

Lexo po ashtu Haradinaj: Në Washington, për marrëveshje finale me Serbinë

I pyetur të komentojë deklaratën e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj se delegacioni i Kosovës po udhëton drejt Washingtonit për bisedime me përfaqësuesit e Beogradit, me qëllim që të diskutohet njohja e Kosovës, Vuçiq tha “Nëse ai e pret këtë, Ramushi mund ta kthejë menjëherë aeroplanin. Nuk ka nevojë të harxhojë kerozinë. Ne do të shkojmë në Washington për bisedime të rëndësishme, me skenarin që ata marrin gjithçka dhe ne asgjë, ai film nuk do të shikohet. Por gjithçka është e mundur. Ndërsa, unë jam i vetëdijshëm dhe derisa mund të mendoj në mënyrë racionale, kjo nuk do të ndodhë”. /Telegrafi/

Exit mobile version