Site icon Telegrafi

Reagon Vali, ja si e mbron të dashurën e tij Adelinën

Kur Adelina reagoi me një status në Facebook rreth kërcënimeve që asaj i bëheshin me foto dhe video intime, të gjithë u shokuam nga pak.

“Kam duruar tetë vite të mbyll gojën para Ivirevetë cilat më deshën në mesin e tyre, para kriminelëve që po nuk ua dhe, bëhen egërsira. Po s’folët do të flas. Ndaloni gënjeshtrat për mua, ose do të filloj të flas të vërtetën tuaj”, ka shkruar midis të tjerave.

Por pasi kanë kaluar disa muaj, në lidhje me këtë gjë ka folur dhe bashkëshorti i saj Val Krasniqi. E gjitha ka filluar në muajin qershor me një foto intime të të dyve, foto e cila është pjesë e setit fotografik të realizuar nga revista Anabel.

Ai e ka postuar atë në profiling e tij sipër së cilës ka shkruar: “Oooo nuk kanë faj bre”, ku duket se i drejtohet personave të njëjtë për të cilët ka folur edhe Adelina.

Dhe më pas ka folur për këtë çështje duke thënë se fotot e krevatit të tyre janë intime dhe pa politikë, ato janë foto që shprehin dashurinë e tyre të përjetshme.

Vali dhe Adelina janë në një lidhje që prej vitit 2008 dhe sipas saj, ajo ka qenë një dashuri me shikim të parë./Telegrafi/.

Exit mobile version