Site icon Telegrafi

Reagon Unikkatil, thotë se mesazhet e Arbenita Ismajlit janë të montuara

Modelja shqiptare, Arbenita Ismajli së fundmi ndau me ndjekësit në Instagram një mesazh privat të cilin sipas saj ia dërgoi reperi i njohur, Unikkatil.

Në mesazhin drejtuar modeles, reperi shpreh i gatshëm që t’i ndihmonte asaj ta harronte ish-partnerin e saj, Feron.

“Hej. Kam një ide që mund të të çlirojë. Dhe me respekt maksimal per privatësinë tënde. Premtoj”, thuhej në mesazhin e dërguar modeles.

Foto: Arbenita Ismajli/Instagram

Më pas nuk mungoi as ironia e Arbenitës e cila ia ktheu mesazhin duke e quajtur ‘picamen’ dhe më pas duke i bërë bllok.

Por, ditën e sotme (e diel) Unikkatil ka reaguar me një postim në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, duke e demantuar Arbenitën.

Foto: Unikkatil/Instagram

Ai tha se biseda me të ishte e montuar dhe se kjo mund të vihet re nga tiku blue që verifikon llogarinë e reperit në Instagram, gjë që mungonte në llogarinë që i dërgoi mesazh modeles.

Lexo po ashtu Arbenita Ismajli publikon bisedën private me Unikkatilin, e quan picamen

“O Iladup me të funksionu pollavra ishe dashtë me ia shti këtë tikun blue bre?. Ju shpikni e montoni. Pizza ju blej sa të doni për ndihma humanitare amo me bë nuk di, më falni”, ka shkruar reperi mes tjerash. /Telegrafi/

Exit mobile version