Reagimi origjinal i Trepçës ’89
Klubi i futbollit KF Trepca89 FC nga Mitrovica, me datën 17 tetor 2015 mbajti mbledhjen e jashtëzakonshme dhe reagon ndaj vendimeve te komisionit disiplinor të Raiffaisen Super Liges ne futboll dhe Digitalb Kupa e Kosovës për vendime të njëanshme.
Komisioni disiplinor me 16 tetor 2015 pran Federatës se Futbollit të Kosovës me inicim të komisionit të garave për masa disiplinore merr vendime jo te drejta ndaj klubeve ne xhiron e pare te Digitalb kupa e Kosovës pas ankesave te klubeve për angazhim të futbollisteve me 2 kartona të verdhë ku shkelen aktet normative të rregullores së garave në Federatën e Futbollit neni 16 paragrafi 2.
Klubi i futbollit KF Trepca89 FC reagon ashpër ndaj komisionit të garave për mos shqyrtim të ankesës të protokoluar nga KF Tefik Çanga për ndeshjen KF Tefik Çanga- KF Besa, zhvilluar me 15.10.2015.
Njoftojmë futbolldashesit, klubet, organet kompetente te Federatës Futbollit te Kosovës se KF Tefik Çanga ka protokoluar ankesën te zyrtaret e Federatës dhe pas presioneve të ndryshme para mbledhjes se komisionit disiplinor ka tërhequr ankesën, vet tërheqja e ankesës nga klubi T. Çanga na tregon se ka pasur presion apo është manipuluar zyrtari për arsye qe mos te shqyrtohet ankesa, krejt kjo ndodhe ne dijeni te komisionit te garave.
Organet kompetente të Federatës së Futbollit të Kosovës në ketë rast Komisioni i garave është në dijeni për angazhimin e futbollistit Leotrim Beketeshi nga KF Besa me dy kartonë të verdh dhe nuk inicon procedurë të shkeljes te akteve normative te rregullores se garave dhe nuk lejon 2 klubet tjera te ankohen me arsyetimin se ankesa është arkivuar nga KF Tefik Çanga dhe se nuk ka nevoje për ankesa tjera.
Nëse duhet të zbatohet rregullorja e FFK-së atëherë mendojmë se kriteret nuk janë të zbatuara në mënyre të drejtë për të gjitha klubet dhe futbollistet. Pyesim kujt i konvenon kjo parregullsi në futbollin e Kosovës.
KF Trepca89 njofton opinionin e gjerë futbolldashes, FFK-ën, klubet e futbollit, mediat e shkruara dhe elektronike dhe he reagon ashpër ndaj vendimeve te njeanshme te komisionit disiplinor.