Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar në lidhje me sulmin e sërishëm që i është bërë gruas rome sot në Ferizaj.
Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se dhuna ndaj cilitdo në Kosovë është e dënueshme dhe e papranueshme.
Ai ka ftuar mendiat që për sjellje të përgjegjshme e qytetare të çdo kosovari, të bëjnë raportim të përgjegjshëm dhe për veprim të menjëhershëm e të rreptë të organeve të rendit për të mbrojtur çdo njeri në Kosovë.
“Është krejtësisht e papranueshme dhe shumë e dënueshme dhuna kundër cilitdo në Kosovë. Sulmin kundër një qenie nuk e arsyeton as përkatësia ndonjërit komunitet e aq më pak raportimet e paverifikuara në mediat sociale apo në ndonjë portal. Ftoj për sjellje të përgjegjshme e qytetare të çdo kosovari, për raportim të përgjegjshëm të mediave dhe për veprim të menjëhershëm e të rreptë të organeve të rendit për të mbrojtur çdo njeri në Kosovë. Në Kosovën tonë nuk do të ketë vend për dhunë”, ka shkruar në Facebook, Hashim Thaçi./Telegrafi/