Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK) me shqetësim është duke përcjellë tubimet publike të partive politike në zgjedhjet e parakohshme të cilat nuk janë duke iu përmbajtur masave të përcaktuara në Ligjin për Pandeminë, COVID-19.
Sipas një njoftimi për media thuhet se partitë politike me anë të këtyre tubimeve janë duke rrezikuar në masë të madhe shëndetin e popullatës në përgjithësi dhe të punëtoreve shëndetësor.
“FSShK-ja me shqetësim është duke përcjellë tubimet publike të partive politike në zgjedhjet e parakohshme të cilat nuk i përmbahen masave të përcaktuara me Ligjin për parandalimin dhe luftimin e COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës si dhe rekomandimeve të IKSHPK-së, duke rrezikuar në masë të madhe shëndetin e popullatës në përgjithësi dhe punëtorëve shëndetësor në veçanti sepse studimet e fundit në Britaninë e Madhe kanë treguar se punëtorët shëndetësor janë 4 deri në 5 herë më të ekspozuar(rrezikuar) ndaj infektimit se pjesa tjetër e popullsisë”, thuhet në njoftim.
Siç thuhet në njoftim të gjithë ata që i respektojnë masat tregojnë patriotizëm dhe atdhe dashuri.
“Në situatë me Pandeminë COVID-19 patriotizëm, atdhe-dashuri dhe përkushtim për vendin tregojnë të gjithë ata që respektojnë masat, vendosin maskat, respektojnë distancën sociale e këtë gjë nuk po e shohim tek partitë politike pa përjashtim”, thuhet tutje në njoftim.
FSShK-ja tutje thotë se në rast të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19, e gjithë përgjegjësia do të bie mbi partitë politike.
“Andaj, FSSHK e shqetësuar tej mase me sjelljet e figurave politike sikurse nuk ekziston virusi, sikurse jemi në situatë normale paralajmëron të gjitha partitë politike që përgjegjësia në rast të rritjes së numrit të infektuarve me COVID-19 bie mbi ta dhe për këtë do të ndërmarrim të gjitha veprimet ligjore deri në